E vërteta e frikshme rreth paraardhësve tanë të hershëm

3505

kafka e vogelNëse më parë ka ekzistuar një dyshim lidhur me natyrën kanibalistike të paraardhësve tanë, nuk është nevoja që ky dyshim të ekzistojë edhe tani. Mbetjet e lashta nga një sajt i njohur arkeologjik, konfirmojë se një grup njerëzish ishin therur, gdhendur dhe ngrënë. Këto mbejte vijnë nga Shpella Gough në Somerset të Anglisë, të cilat u gërmuan për herë të fundit në vitin 1992. Megjithatë shkencëtarët kanë vazhduar me analizimin e shenjave të eshtrave në këtë vend arkeologjik. Nga analizat e bëra u zbulua se mbetjet, që përfshijnë kocka njerëzish dhe kafshësh, ishin të vendosura në shpellë për një periudhë kohore pre 15 mijë vjetësh. Muzeu i Historisë Natyrore në Londër tha se skuadra e saj ka identifikuar më shumë modifikime se sa ishin regjistruar më parë.

“Ne kemi gjetur prova të pakundërshtueshme për shkatërrimin e kockave, plasaritjen e eshtrave, kafshimin e njerëzve nga njëri tjetri,” tha ajo.

Dhe nëse këto prova nuk ishin të mjaftueshme, ata gjithashtu kishin gjetur shenja të dhëmbit të njeriut. Këto konstatime, të marra të gjitha sëbashku, sugjerojnë se kanibalizmi ishte një sjellje normale e paraardhësve tanë. Ka pasur edhe dëshmi për modifikimn e kafkave të njeriut pas vdekjes. Disa kafka janë modifikuar duke u shkruar shkronja të ndryshme mbi to.

kafka e madhe

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: