Greqi: Pretendonte se ishte avokat, mashtroi 17 shqiptarë për dokumenta fallco.

131

58-vjeçari me pretendimin se ishte avokat dhe me stafin e tij të zyrës, dyshohet se mashtroi të paktën 17 shtetas shqiptarë, duke përfituar nga dëshira e tyre për të marrë dokumente ligjore në Greqi.

Gjykata e Shkallës së Parë në Rodos

Më 28 maj 2021, një 58-vjeçar grek banues në Petalouda do të dalë para Gjykatës sl Shkallës së Parë në Rodos i akuzuar për veprimet e mashtrimit të kryera, falsifikimi i vazhdueshëm të dokumentave për legalizim dhe udhëtimi.

58-vjeçari, i cili kishte shqetësuar më parë autoritetet, duke pretenduar se ishte avokat, me pretekstin e përfundimit të procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit të huaj në vend, mashtronte sistematikisht shqiptarët, nga të cilët u zhvaste shuma të konsiderueshme parash për lëshimin e dokumenteve fallco për leje qendrimi dhe dokumenteve të udhëtimit.

Dëmi total i shkaktuar viktimave të tij të pretenduara u vlerësua në 39,400 euro.

Gjithashtu u zbulua se ka falsifikuar pasaportat e 5 shtetasve shqiptarë.

Gjatë rrëfimit të tij 58-vjeçare theksoi se ai kishte qenë aktiv në mediat e shkruara, pasi në të kaluarën ai ishte një botues i revistave në Athinas dhe kishte bashkëpunuar me emra të mëdhenj në gazetarinë Greke, si dhe në fushën e sigurimeve shëndetësore.

Ai operonte një kompani sigurimesh dhe kishte kontrata me 3000 mjekë, klinika dhe laboratorë mjekësorë në të gjithë Greqinë. Dera e kompanisë shkruante shërbime të sigurimeve mjekësore dhe jo zyrë avokatie ligjore. Kishte 6 anëtarë të stafit të tij dhe siguronin grekë dhe të huaj në të gjithë Greqinë përmes Kartës së Shëndetit