Greqi, reagim i Federatës së Shoqatave Shqiptare mbi masakrimin e 14-vjeçarit

Aktualitet

reagon Federata ne Greqi

Lidhur me dhunën e shëmtuar ndaj fëmijës 14-vjeçar ka reaguar Edmond Guri kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi. Federata e Shoqatave Shqiptare ne Greqi shpreh shqetësimin e saj dhe denoncon fuqishëm incidentet  të ushtruara nga policia greke kohe e fundit. Dhuna dhe krimi nuk kanë kombësi. Çdo rast racizmi,  ksenofobie, dhune apo vetëgjyqesie nga autoritetet e sigurisë e aq më tepër nga unifirmat blu, është i pa tolerueshëm. Emigrantët shqiptar janë integruar në shoqërin greke, si dhe janë pjesë e pandarë e saj. Federata do të denoncojë çdo raste dhune apo vetëgjyqësie nga policia greke.  Federata përshëndet reagimin e policise greke dhe “faljen” për dhunimin e 14-vjeçarit shqiptar në Kato Patisia, nga dy oficer policie.