Kinë, bazë për simulimin e jetës në Mars

Kuriozitete

PEKIN – Baza e parë e simulimit të Marsit në Kinë do të vendoset në shtetin Qinghai në veri-perëndim të Kinës.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua njoftohet se mjedisi në rajonin Hayshi në perëndim të shtetit ku do të vendoset baza, do të ketë shkëmbinj të kuq, të ngjashëm me ato në sipërfaqen e Marsit.

Baza simulative e cila do të përfshijë objektet kulturore dhe turistike me emrin komuniteti i Marsit dhe zona për kamp e Marsit, përveç fushave të astronomisë, hapësirës dhe aktiviteteve kërkimore shkencore, do të mund të përdoret edhe si plato për filma.

Autoritetet lokale Vang Cingcay lidhur me çështjen thotë se në muajin nëntor të vitit të kaluar është arritur marrëveshja mes Akademisë së Shkencave Kineze dhe qeverisë lokale të Haixi-t lidhur me ndërtimin e kësaj baze./VOAL/