Ky takim me emigrantët në Athinë është konfirmuar edhe nga vetë Koço Kokëdhima, dhe stafi i tij, të cilët po përgatiten që ky takim të jetë i sukseshëm. Zoti Kokëdhima njihet si një politikan i vjetër dhe me ton të ulët, si një politikan që i ka dhënë PS me kontributin e tij të pamohueshëm dhe të padiskutueshëm. Tashmë e ka të qartë se emigrantët që nga fushata zgjedhore e 2013 nuk kanë bërë asnjë takim me politikanë e deputete. Në takimet e njëpasnjëshme në rrethet e ndryshme të vendit fjala e z. Kokoëdhima është ndjekur me interes, si dhe programi la gjurmë për një reformim e një Parti Socialiste të vertetë, për një parti të hapur etj.
Por kjo nuk ka mjaftuar për këtë njeri që tani sytë i ka kthyer nga emigracioni, nga komuniteti më i madh në Greqi, nga një forcë e madhe e ndershme dhe punëtore, nga një forcë që mbështeti fuqishëm PS në zgjedhjet e fundit. Kokëdhima vjen në Athinë duke sfiduar Ramën, njeriun që u premtoi emigrantëve dhjetë pika kryesore, për të cilat ka merita se nuk realizoi dot asnjë.
Politikani Kokëdhima ka zgjedhur pikërisht takimin me emigrantët në ditën e tyre të shënjtë, ditën ndërkombëtare të emigracionit për të bashkëbiseduar me ta. Ai vjen në këtë takim ku marrëdhëniet midis dy vendeve nuk janë dhe aq të mira, dhe për këtë biseda e tij me emigrantët do të ketë një rëndësi të veçantë. Kokëdhima në bashkëbisedim do të ketë përball komunitetin më të madh në Greqi, dhe këta janë bashkëkombësit e tij që do jenë të pranishëm të dielën në mëngjes në Hotel “Titania” në qendër të Athinës.
Bashkëbisedimi me emigrantët vijon në ditën e shëjntë, në ditën ndërkombëtare të emigracionit, ditën kur shqiptarët braktisën atdheun për një jetë më të mirë.
Mësohet se ditën e shtunë në mbrëmje ora 18.00, do të bëjë një vizitë në klasat ku mësohet shqip, në ambientët e Federatës së Shoqatave Shqiptare, ku më pas do të ketë edhe një bisedë me emigrantë dhe drejtues të kësaj federate. Për nga historia është i vetmi politikan që bën një vizitë në këto klasa ku mësohet shqip falas, ku kontributi i mësuesve është po falas, ku për këë punë këta janë të haruar.
Të dielën Kokëdhima ka çfarë t’u thotë emigrantëve, por edhe ka se çfarë do të ndigjojë nga këta, të cilët kanë mbetur të zhgënjyer nga qeveria e tyre, të zhgënjyer nga premtimet boshe gjatë 25 viteve me radhë.
Koço Kokëdhima, kam besim se në këtë bashkëbisedim do t’u flasë emigrantëve me zemër të hapur dhe jo me premtime boshe si paraardhësit e tij, do ti ndigjojë këta të cilët mbajtën në këmbë me remitancat ekonomine e vendit.
Le të presim nga ky takim se çfarë do të na sjellë, por kam besim se nuk do të zhgënjehemi si herët e tjera. Koha do ta tregojë, barometri më i mirë i premtimeve…