Kryeministri Cipras u jep një lajm të mrekullueshëm emigrantëve shqiptarë

Greqi Lajme

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, vizitoi të enjten ministrinë Brendshme greke, ku shpalli iniciativat ligjore që do të marrë qeveria e tij në këtë dikaster.

Për sa i përket çështjet të nënshtetësisë, kryeministri u shpreh: “Çështja e dytë që dua të referohem, reforma e dytë, është ajo e nënshtetësisë.

Dhe këtu do vëmë në jetë një të drejtë që është e mbrojtur me ligj, por në jetën reale ka shumë vështirësi, të cilat i njohim shumë mirë, por kryesisht i njohin mirë dhe bashkëqytetarët tanë që jetojnë shumë vite në Greqi, të cilët kanë të gjitha kushtet ligjore që të përfitojnë nënshtetësinë , por praktikisht hasin shumë vështirësi ose s’e përfitojnë fare”.

Dëshirojmë pra të lehtësojmë dhe të përshpejtojmë procedurën e dhënies të nënshtetësisë. Kjo është një iniciativë, e cila do të modernizojë kryesisht proçedurën e intervistës, por dhe dokumentacionet e nevojshme si dhe vitet e duhura.

Sot kemi një kuadër ligjor shumë të dobët. Në shumë raste, sidomos në shumë intervista, ka shumë mundësi që edhe disa nga ne nuk do kishin mundësi t’i përgjigjen pyetjeve që bëhen. Kjo është e vërteta. Dhe nuk na nderon fare.

Prandaj duhet të modernizohet menjëherë kuadri ligjor, i cili të do promovojë rregulla të cilat do lehtësojnë procedurat ligjore, me transparencë të plotë, por me më pak burokraci, siç duhet të jetë në një shtet modern Europian”. /360grade.al