Masat financiare në Greqi kanë filluar më 1843

Greqi

homologa ne focus-1Greqia përbën një histori të vërtetë, kjo është historia e Greqisë së sotme. Një histori e përsëritur 170 vite më pare. Ashtu si të gjitha historitë, të gjitha shtetet kanë rastësi shumë të çuditshme. Ndoshta për shkak se shtetet, ashtu si njerëzit refuzojnë të mësojnë nga gabimet e tyre, pra i përsërisin ato, duke besuar në shumë rastësi dhe në shumë ngjashmëri. Që për të dale nga kjo gjëndje qeveria e atëhershme merr 11 masa shtrenguese dhe shumë të dhimbshme njësoj si sot.

Historia fillon në verën e vitit 1843, ku Greqia kishte për të paguar në bankat evropiane pagesat e kredive të kaluara që kishte marrë. Për fat të keq paratë nuk kishin shkuar në infrastrukturë që do të ndihmonin ekonominë e shkatërruar greke, por ishin konsumuar në luftën civile dhe për pallatin dhe kurorën e këshilltarëve Bavarezë.

Kamata që duhej të paguhej çdo vit ishte shtatë milion dhrahmi, një shumë kjo që  arriti në gjysmën e të ardhurave të saj totale të shteti grek që ishte 14 milion dhrahmi në vit. Në fakt, pagesa e interest ( kamata) nuk do të kursehej asgjë për të investuar për të mirën e popullit grek

Në pranverë të vitit 1843, Qeveria ka marrë masa shtrënguese, por që nuk dha rezultate të mjaftueshme për të mbledhur shumën e nevojshme për të paguar këstin vjetor. Pra, në qershor 1843 Qeveria greke do të informojë qeveritë e huaja se ajo nuk është në gjendje të paguajë shumën që i detyrohet, por kërkon kredi të re nga fuqitë e mëdha për të shlyer borxhin e vjetër, por refuzohet nga kredidhënësit.

Në vend që këto vende të miratojnë një kredi të re, përfaqësuesit e tre fuqive të mëdha (Angli-Francë-Rusi) bënjë një konferencë në Londër për borxhin grek, duke dalë në përfundim me një dënimin në protokoll. Ambasadorët e fuqive të mëdha me protokollin në duar, i paraqitën qeverisë greke kënaqësinë e tyre. Fillojnë negociatat mes dy palëve dhe pas një muaj nënshkruajnë një Memorandum, sipas të cilit Greqia duhet të ndërmarrë hapa për të ruajtur në muajt e ardhshëm shuma astronomike shtesë prej 3.6 milionë dhrahmi, të cilat do të jepen huadhënësve të saj.

Për të qenë të sigurt se memorandumi do të zbatohej në letër, ambasadorët kërkojnë të marrin pjesë në mbledhjen e kabinetit e këshillit të ministrave që do të miratojë masat dhe për të marrë deklaratën mujore të hollësishme të ecurisë së zbatimit të tyre, si dhe shumat e mbledhura.

 

Masat themelore të imponuara nga qeveria në 1843 përmes zbatimit të Memorandumit ishin një llojë si sot:

  1. U pushuan nga puna një e treta e nëpunësve civilë, ndërsa paga u ul 20 për qind të atyre që mbetën.
  2. U Ndalua dhënia e pensioneve , që atëherë nuk u jepej gjithë popullsinë, por kategorive të veçanta.
  3. U reduktuan deri në 60 për qind shpenzimet ushtarake, në mënyrë drastike u reduktua dhe numri i ushtrisë me uniformë që në vend të pagave morën tokë bujqësore.
  4. U imponua mbledhja e depozitave, mbledhja e tatimit mbi të ardhurat dhe të “dhjetën”, taksë për prodhimin bujqësor.
  5. U rritën në masë detyrimet dhe taksat pullë, TVSH nuk kishte në atë kohë.
  6. U pushuan nga puna të gjithë inxhinierët e shtetit dhe u ndaluan të gjitha punimet publike.
  7. Hiqen plotësisht të gjitha shërbimet shëndetësore të shtetit
  8. shkarkohen të gjithë punonjësit e zyrës kombëtare të shtypshkronjave, të gjitha pylltarët, oficerët pyjore dhe gjysma e profesorëve të universitetit.
  9. U pezulluan të gjitha misionet diplomatike jashtë vendit.
  10. U legalizuan të gjitha ndërtimet e paligjshme që më parë ishin “tokë kombëtare”, duke paguar në të holla gjoba.
  11. U përmblodhën të gjitha rastet tatimore me shuma të mëdha.

Populli grek në përgjithësi për një kohë të gjatë vuajti shumë, aq sa të huajt kanë marrë një pjesë të parave të tyre, vendi pësoi për të përmbushur detyrimet, por erdhi në vetë dhe pikërisht pesëdhjetë vjetësh, për fat të keq falimenton më 1893. Por kjo histori përsëritet pas 172 vitesh…