Ne kemi heronjtë tanë 13-14 vjeçarë që u VRANË nga policë greke

168

Nëse Greqia krenohet me heronjë e saj, me ekstremistët që vriten me armë në dorë nga policia shqiptare, si rasti i 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas, që për Greqinë është krenaria e tyre le ta gëzojnë. Por, ne kemi heronjtë tanë 14 vjeçarë të vrarë nga policia greke që u vranë pa armë por me bukë në trastë, pasi kerkonin një jetë më të mire në vendin fqinjë.

Çdo vend ka heronjtë e vet edhe pse janë ekstremistë edhe pse vriten me armë në dorë. Këta dy fëmijë të pafajshëm janë midis 97 shqiptarve të vrarë nga policë grekë, u vranë pa armë…

Erion Qosja është një nga 97 të vrarët nga policia greke, por fatkeqësisht u la në haresë nga shteti shqiptar. Ai u vra më 8/02/1997 nga policia pasi kaloi kufirin dhe u hodh po nga ata në një kanal, por u gjend rastësisht nga një kalimtar. Asnjë hetim nga Drejtësia greke, asnjë fjalë nga shteti shqiptar.