Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një efektive e policisë së Durrësit i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta. Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Katund Sukth, ku 23-vjeçarja me iniciale P. SH., është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Informacioni paraprak i policisë së Durrësit:
Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetvrarë me armën e shërbimit shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.