Kështu ka deklaruar sot Presidenti Pavlopoulos gjatë inagurimit të një ekspozitë të objekteve personale të vjeshtës 1940, për ushtarët grekë rënë në Shqipëri gjatë luftës më 1940-1941, duke theksuar se: “Fatkeqësisht, nën përgjegjësinë e Shqipërisë fqinje, shumë nuk gjetën varrin që i takon sakrificës së tyre të madhe,”
Në deklaratën e tij, z. Pavlopoulos iu referua të gjithë atyre që ranë në Frontin Shqiptar, duke mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë kundër Fashizmit, dhe vuri në dukje: Fatkeqësisht, nën përgjegjësinë e Shqipërisë fqinje, shumë prej tyre nuk gjetën varrin që i takon sakrificës së tyre të madhe. Është koha që Shqipëria, tani që aspiron të bëhet një anëtare e familjes sonë evropiane, të ndryshojë qëndrimin e saj. Dhe është ngushëlluese që po fillon të ndryshojë, për sa kohë që ka një përfundim të mirë përfundimtar “.
Më në fund, zoti Pavlopoulos duke ju drejtuar ish-ministrit theksoi se, i kemi borxh shumë zotit Jorgo Sourla për këtë mision, që të gjenden të vrarët e shumtë në Frontin Shqiptar, të gjenten varret që u përshtatet atyre dhe përfundoi: “Kjo është arsyeja pse unë i shprehem atij, si President i Republikës, z. urime të ngrohta dhe forcë të mirë në luftën e tij, të cilën e mbështes fuqimisht “, tha Presidenti Pavlopoulos.