Sportistja Alina Kabaeva lind fëmijë me Presidentin rus Putinin. Presidenti Vladimir Putin gjëndet përsëri përball mediave për lidhjen me gjimnasten ruse Alina Kabaeva. Por këtë herë publikimet paraqesin rusen e bukur që ka sjellë në jetë frytin e dashurisë së tyre, duke i dhënë asaj fëmijën e tretë në jetën e tij. Por është me të vërtetë fëmija i tretë biologjik i presidentit rus? Publikime pretendojnë se Vladimir Putin nuk ka dy ose tre, por ka pesë fëmijë! Gazeta zvicerane «Blick» publikon se gjimnazistja Alina Kabaeva lindi vajzën e saj, në klinikën Sant’Anna në Lago di Lugano, një zonë në juglindje të Zvicrës, në kufi me Italinë. Shtypi thekson se presidentin rus Putin ka qënë prezent në lindjen e fëmijës. Neue Züricher Zeitung publikon se një punonjës i spitalit ka konfirmuar se Alina Kabaeva ishte në Sant’Anna dhe madje kishte në dispozicion dy dhoma. Megjithatë, drejtori i klinikës, Michela Pfyffer, thotë kategorikisht: “Nuk është në fuqinë tonë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla.” Presidenti 62-vjeçar Putin, ka qenë zyrtarisht i martuar me Lyudmila Putin dhe ka dy vajza, Marian 30-vjeçar dhe 29-vjeçaren Katerina. Pas thashethemeve të vazhdueshme që mban marrëdhënie me Alina Kabaeva, presidenti rus në 2014 u divorcuan me Lyudmila Putin dhe ky njoftimi u bë përpara kamerave.