Rrihet ne burg dhe dergohet ne spital 19-vjeçari shqiptar për vrasjen e studentes

Greqi

Edhe një tjetër konflikt verbal është zhvilluar në burg me rrahje të egra. Njoftohet se viktima në burgun në Avlona është 19-vjeçari i akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçares në Rodos

Nuk eshte hera e pare qe ngjarrje te tilla ndodhen ne burgjet greke, ne mungese te gardianeve te burgut…

Sipas televizionit SKAI, të gjitha kanë filluar me një konflikt gojor midis 19-vjeçarit dhe te denuarve te tjere, i cili përfundoi në rrahje. Mediat e tjera bejne te ditur se riu është dërguar në spitalin me te afert te Athines.

Gjithashtu, sipas televizionit ANT1, 19-vjeçari ishte rrahur egërsi nga të burgosurit e tjerë që e konsideronin të padëshiruar.

A do kete vullnet kete radhe ambasada jone ne Athine për te pare nga afer kete ngjarrje sa nuk eshte vone, me qellim qe te mos perseriten rastet ekstreme vdekjeprurese te shqiptarve ne burgjet greke