Zjarret ne Greqi: Vdes sot edhe nje grua 78-vjecare, shkon ne 93 numri i viktimave (Lista)

Greqi

Zjarret e 23 korrikut ne Mati te Atikes, deri me sot kane lene pas 93 te vdekur, midis tyre 45 gra, 35 burra edhe 11 femije, si dhe dy trupa te cilet ende nuk jane indentifikuar.

Lista e viktimave te zjarrit në Mati, eshte njoftuar nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile 17 ditë pas tragjedisë kombëtare, publikuar ne gazeten protothema.gr.

Viktima më e vogël e kësaj tragjedie është fëmija 6-muajsh dhe gruaja më e moshuar nje 93-vjeçare

Lista përfshin edhe pese te huaj, dy shtetas polakë, një grua të Gjeorgjisë, një irlandez dhe një belg.

Vërehet se disa orë pasi u publikua lista, numri i viktimave u rrit në 93 ndërsa një 78-vjeçare e shtruar në spital në spitalin Sismanoglio ka humbur sot jeten.

Ne spitalet e vendit qendrojne ende te shtruar edhe 36, ku midis tyre tete prej tyre ne gjendje tej te rende…