Greqi / U torturua për vdekje në komisariatin e policisë, 6 vite në pritje të drejtësisë

59

Me rastin e përvjetorit të gjashtë të vdekjes së shqiptarit 29-vjeçar

Pëllumb Marnikolaj u torturua deri në vdekje në Komisariatin e Policisë në Ano Patisa dhe më pas atë e hedhin nga dritarja me qëllim që të dukej si një vetëvrasje.

Ngjarrja ka ndodhur me 3 Gusht 2016 kur 29-vjeçari nga Lezha kishte nje detyrim paraqitje në këtë komisariat. Që nga ajo ditë 15 ditë vdekja e tij u mbajt e fshehtë nga policia greke, por familja e tij mbriti ta gjej tek varrosej pa dijenin e saj ne varrezat si një i vdekur pa idenditet.

Për këtë vrasje gazetari Aulon B. Kalaja ka bërë edhe një dokumentar kushtuar kësaj vrasje si dhe historikun e vrasjeve te shqiptarve ne Greqi.

Por sic dihet asnje reagim apo tentative per zbardhjen e ketyre vrasjeve, pasi shteti shqiptar nuk ka kurajon të kërkojë një gje të tillë.

Por lind pyetja per raste te tilla se: Kush shtet ne bote do te rinte indiferente ne nje kohe qe:në 50 muaj u vrarë 47 emigrantë, nga këta 45 shqiptarë dhe 2 ciganë, ( vrasje makabre te publikuara më 1 korrik 1999 gazeta Eleftherotipia mbështetur nga Organizata Antiraciste për Evropën në Athinë, ka publikuar se në këto vrasje policia ka marrë 86 sulme kundra emigrantëve, ndërsa 67 sulme i kanë bërë qytetarët vendas.)

Por mbi të gjitha një fakt shqetësues është mungesa e shtetit shqiptar lidhur me këto vrasje, ku deri më sot nuk ka hetuar asnjë vrasje të tillë në shtetin fqinjë. Nga vitit 1991-2010 bëhet fjalë për vrasjet e 154 emigrantëve shqiptarë të pafajshëm të cilët nuk kanë pasur lidhje me krimin…

Vrasjet përbëjnë krim, si dhe aq më tepër kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje. Ndërsa deri më 2017 shifra përllogaritet në 170 shqiptarë, sot numri i tyre kalon në 200 viktima

Deri më sot policia vendase ka vrarë 97 shqiptarë, ku 7 prej tyre kanë humbur jeten në komisariatet e policisë.

Këto vrasje përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe duhen të sillen para drejtësisë, po të kuptojmë dhimbjen e të afërme të tyre.

Shteti shqiptarë duhet të kuptojë se flasim për jetë njerëzish dhe jo për numra arithmetikë dhe duhet të ndergjegjësohet për mbrojtjen e jeteve te bashkëatdhetarve tane ne Greqi e kudo.

Nëse ka ndonjë qeveri tjetër indiferente si kjo ne Shqipëri na thoni…

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: