Ndotja e ajrit shkakton rreth 8.8 milionë vdekje në vit

Shendeti

Studimi zbuloi se ndotja e ajrit është globalisht përgjegjëse për 120 vdekje në vit për 100,000 njerëz, ndërsa në Evropë dhe në BE përqindja është edhe më e lartë

Është dyfishi i numrit të vdekjeve çdo vit në krahasim me atë që është vlerësuar deri tani, që shkaktohet nga ndotja e ajrit, sipas një studimi të ri shkencor evropian. Bazuar në vlerësimin e ri, ndotja e ajrit po vret rreth 8.8 milionë njerëz në vit në krahasim me 4.5 milionë të vlerësuara më parë, domethënë më shumë se sa pirja e duhanit, që llogaritet rreth 7.2 milion vdekje sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duke përdorur një metodë të re të vlerësimit të efekteve të ndotjes së ajrit, shkencëtarët kanë vlerësuar se kjo është përgjegjëse për rreth 790,000 vdekje në vit në Evropë dhe për 659,000 vdekje në Bashkimin Evropian të 28 Shteteve Anëtare.

Nga këto vdekje, 40% deri 80% janë për shkak të shkaqeve kardiovaskulare. Është vlerësuar se ndotja e ajrit shkakton dy herë më shumë vdekje kardiovaskulare si sëmundjet e frymëmarrjes. Ndotja e ajrit, siç tregojnë studimet e mëparshme, shkakton dëme në enët e gjakut nëpërmjet stresit oksidativ në rritje, gjë që rrit rrezikun e presionit të lartë të gjakut, diabetit, goditjeve të zemrës, sulmeve të zemrës dhe dështimit të zemrës.

Studimi zbuloi se ndotja globale e ajrit është përgjegjëse në mbarë botën për 120 vdekje në vit për 100,000 vetë, ndërsa në Evropë dhe BE përqindja është edhe më e lartë: 133 dhe 129 vdekje për 100,000 njerëz. Vendet me vdekjen më të lartë (më shumë se 200 vdekje shtesë për 100,000 në vit) janë evropianët lindorë si Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Ukraina. Në Gjermani, vlerësohet se ka 154 vdekje shtesë në vit për 100,000 njerëz, në Itali 136, në Francë 105 dhe në MB 98.

“Numri i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare që mund t’i atribuohet ndotjes së ajrit është shumë më e lartë se sa pritej. Vetëm në Evropë, numri i vdekjeve shtesë po afrohet 800,000 në vit, dhe secila nga këto vdekje përfaqëson një reduktim mesatar të jetëgjatësisë për dy vjet.

Studiuesit që dhanë një konferencë shtypi, u bënë thirrje qeverive dhe organizatave ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të zvogëluar ndotjen e ajrit duke rishikuar legjislacionin ekzistues dhe duke reduktuar kufijtë aktual të sigurisë