Shqiptarët që kthehen nga Greqia, gjobiten 600 euro

Aktualitet

Shqiptarët të cilët vijnë nga Greqia nëpërmjet  Pikës Kufitare të Kapshticës dhe kanë kaluar afatin 90 – ditor të qëndrimit të përkohshëm të zonës Schengen, gjobiten me 600 euro prej palës greke.

Por thyerja e këtij qëndrimi ka ndodhur prej situatës së pandemisë dhe mbylljes së kufijve por duket se Greqia nuk e merr parasysh këtë.

Nga ana tjetër bëhet me dije se asnjë shqiptar që ka qenë i bllokuar prej marsit në Greqi nuk është gjobitur.

Por ata që kanë pasur mundësi të kthehen dhe që kanë hyrë në Greqi muaj më parë dhe nuk janë kthyer janë gjobitur. /Telegraf/