Teknollogjia jep fuqinë. Fuqia sjell mbizotërimin. Mbizotërimi hap rrugën e shfrytëzimit

1412

rolandi profilRoland BADENI / Dimë shumë mirë se duke përdorur teknologjinë, kërkojme të jemi dikush më shumë si  jemi në të vërtetë , duke vënë në rrezik aftësinë për të dashur, vendim – marrjeve të ndërgjëgjshme në jetë, karakteristika që na bëjnë të jemi njerëz.

Gjithashtu ekziston rreziku që t’i jepet disa njerëzve mundësia dhe fuqia që të vendosin për të gjithë Ne, pamvarsisht pasojave që mundë të ketë dinjiteti i njeriut. Teknologji të reja po përgatiten çdo ditë për t’u futur në jetën tonë, të gjitha këto të bazuara tek propaganda dhe tek frika.

Teknologji që janë të bazuara në vendime të mara, të cilat në vete-vete përbëjnë një gabim tragjik dhe moral për njerëzimin. Qëllimi i tyre final është të na kthejnë në robot të mbushur me narkotikë, aq sa çdo njeri mbi këtë planet do jetë i varur nga teknologjia .

Shënim : Eksperimente të tilla po zhvillohen në laboratore të cila dihen dhe janë të njohur në mediat botërore si në Kinë, USA, Afrië e Jugut etj.

Shembull : Vendosja e syve robotike, dërgimi i mesazheve direkt nëpërmjet sistemit nervorë pa qënë nevoja e një paisje, pjesë dhe organe trupore të cilat kanë bazë jo organike etj ..

Shumë njerëz të cilët nuk do jenë PRO këtijë sistemi do dënohen nga vetë sistemi , ose do ndiqen nga ai. O Albert Aishtain kishte thënë : E gjithë teknologjia jonë e famshme , e gjithë kultura dhe zhvillimi ynë janë një sopatë në duart e Psikopatëve. Sa here kemi ndjekur ëndrat e zhvillimit të tekonologjisë dhe në fund kemi dalë në konkluzjonin se, këto ëndra janë të çmënduara, sa herë makineritë që u krijuan për të zhvilluar jeten tonë, u bënë shkak për shkatërrimin e jetës së mijra njerëzve, dhe vjen një ditë që vete Ne mundohemi t’i bëjmë këto ëndra realitet për të përmirsuar jetën tonë personale.

Prandaj duhet të rezistojmë, të çmomtojmë jetën njerëzore dhe shqetësimet e tyre, për nje jetë të sigurtë dhe njerëzore.

Shënim: gjithshka po përgatitet nëpër laboratore dhe deri në vitin 2048 do jetë një realitet i pa shmangshëm, një realitet i hidhur për secilin prej jush dhe pasëardhësve që do lini pas. Ndaj secili duhet të rezistojë të kundërshtojë me forcë kudo që ndodhet në çdo moment.

teknollogjisa e roboteve ne focus news

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: